Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka një përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve me standarte bashkëkohore ndaj përfaqësive diplomatike si dhe organizatave, projekteve dhe fondacioneve të huaja, të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në godinat e administruara nga kjo drejtori.
Duke pasur si parim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të jetesës të qiramarrësve të saj, kjo drejtori ofron shërbime cilësore dhe në kohën e duhur, shërbime që fokusohen në:

  1. Mirëmbajtje dhe asistencë e vazhdueshme teknike në godinat e administruara prej saj, nëpërmjet një stafi punonjësish të profilizuar si elektricistë, hidraulikë, bojaxhinj, muratorë, mobilierë e marangozë. Shërbim i garantuar në kohë dhe me cilësinë e duhur.
  2. Sistem qëndror ngrohjeje si dhe ujë i ngrohtë dhe i ftohtë pa pagesë për apartamentet që ofrohen për banim dhe zyra.
  3. Shërbim ashensorësh ,mirëmbajtje dhe pastrim të shkallëve dhe ambienteve të tjera të përbashkëta.
  4. Parkim i garantuar dhe në kushte të plota sigurie.
  5. Ambient i qetë, rrugë me siguri të lartë dhe lëvizje të kufizuar e të monitoruar të automjeteve.
  6. Ambiente të gjelbëruara të cilat mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme.
  7. Për çdo nevojë dhe problem që kërkon zgjidhje urgjente, ofrohet shërbim 24 orë nëpërmjet zyrës sonë të informacionit.