Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, ndodhet në  Rrugën “Skënderbej”, Pallati nr. 4, Tiranë.

Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, organizohet dhe funksionon në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, Kreu II “Personat Juridike, Kodin e Punës dhe çdo akt ligjor apo nënligjor të dalë në varësi të tyre, në vijim, Ligjin nr.7582, datë 13.07.1992 “ Për ndërmarrjet shtetërore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 840, datë 17.12.2004 “ Për veprimtarinë e Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik”’, VKM Nr. 631, datë 15.09.2006, VKM Nr. 450, datë 16.06.2005, Statutit të miratuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Rregullores së brendshme të saj.

Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik është në vartësinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe objekti kryesor i veprimtarisë së saj është plotesimi i kërkesave për mjedise pune, banimi dhe shërbimi të përfaqesive të huaja të Trupit Diplomatik të akredituara në Republikën e Shqipërisë .