Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Specialist/e e ligjshmmërisë dhe prokurimeve, në sektorin juridik prokurimeve.

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar për jurist.
  2. Të ketë eksperienca të mëparshme punësimi.
  3. Të njohë shumë mirë legjislacionin.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të një gjuhe tjetër të BE.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer

 

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 11
Maj 2017.