Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Murator në Grupin e Shërbimeve.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë diplomën e shkollës së mesme.

2. Të ketë eksperiencë pune 2-vjeçare.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Kërkesë

2. Curriculum Vitae

3. Diplomën e arsimit të mesëm

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 31.12.2018.

 


Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, dshtd@dshtd.gov.al