Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Punonjës parkimi-korrier në Grupin e Shërbimeve.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë diplomën e shkollës së mesme e përgjithshme ose profesionale.
- Të ketë eksperiencë pune 2-vjeçare.
Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:
- Kërkesë
- Curriculum Vitae
- Diplomën e arsimit të mesëm
Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 15.05.2018.
Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, dshtd@dshtd.gov.al