Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Shef në Sektorin Juridik dhe të Prokurimeve.

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar pranë fakultetit të drejtësisë
  2. Të ketë eksperiencë pune 5-vjeçare në administratë shtetërore
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer

 

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 21.11.2017.


Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, dshtd@dshtd.gov.al