dshtd

              MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

                DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

    DREJTORI  

  NJOFTIM

 

“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Specialist për Koordinimin me MEPJ-në, në Sektorin e Administratës dhe Zbatimit.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar pranë Universitetit të Tiranës
  2. Të ketë eksperiencë pune 2-vjeçare në administratë shtetërore
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer
  4. Dëshmi të gjuhës së huaj

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 07.06.2019.

 

 

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, dshtd@dshtd.gov.al