“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Specialist Elektriçist i Parë, në Grupin e Shërbimeve.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë diplomën e shkollës së mesme.
  2. Të ketë eksperiencë pune 10-vjeçare si elektriçist.  

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të mesëm
  4. Fotokopje të librezës së punës
  5. Çertifikata ose vërtetime të ndryshme profesionale

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 18.04.2019.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, dshtd@dshtd.gov.al