Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, (me kontratë provizore) Specialist/e e zbatimit të projekteve, në sektorin e zbatimit.

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar për inxhinieri ndërtimi
  2. Të ketë eksperienca të mëparshme punësimi.
  3. Të ketë njohuri profesionale të kompjuterit dhe të programeve Autocad, Word, Exel
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të një gjuhe tjetër të BE.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 04.07.2017.