NJOFTIM

 

“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Shef në sektorin e Planifikimit dhe Financës.

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar pranë fakultetit ekonomik
  2. Të ketë eksperiencë pune 5-vjeçare në administratë shtetërore
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të programit kompjuterik Financa 5

 

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

 

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer

 

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Administratës dhe Zbatimit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 06.10.2017.